Home / Politika / Ambasadori austriak: Njerëzit me mendësi demokratike nuk djegin shkolla

Ambasadori austriak: Njerëzit me mendësi demokratike nuk djegin shkolla

-Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler ka reaguar pas sulmeve ndaj KZAZ-eve në disa bashki që drejtohen nga opozita.

I ftuar për të folur në Akademinë e Lidershipit Rinor, në Shkodër, ambasadori tha se “Tema qe do të flas sot është “Shqipëria në udhëkryq”, mendoj se përshtatet me periudhën që po jetojmë në këto momente kritike e me situatat që janë përsëritur shpesh këto 28 vitet e fundit. Është koha që të ulemi e ti shqyrtojmë këto çështje, të shohim sistemin”.

“Kur shoh pas dhe krahasoj, vendi juaj ka bërë përparime të mëdha krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, pasi vendi filloi nga zero. Kemi bërë përparime. Nuk duhet të shkurajoheni, mos rrini vetëm duke u ankuar”, apeloi ai.

Ambasadori tha se “në vendet demokratike zgjedhjet zgjidhin kriza, këtu ndodh e kundërta. Ky është një paradoks. Kryetarët e partive politike tani duhen ulur bashkë. Ajo që ndodhi në Shkodër, Bajram Curri,  e qytete të tjera është një fatkeqësi e vërtetë. Personat me mendësi demokratike nuk djegin shkolla, nuk shkatërrojnë, përkundrazi janë krejt diçka tjetër. Bie dakort me zonjën Topalli. Ju duhet të merrni një hap prapa dhe të ballafaqoheni në 10 ditët në vijim. Nëse keni nevojë për ndërkombëtar ne jemi këtu t’u ndihmojmë”.

Lidhur me zgjedhjet, vijoi ai, duhet që këtë periudhë ta përballoni me gjakftohtë. Të ndërtoni një sistem ku partitë nuk bojkotojnë zgjedhjet apo se njohin rezultatin e tyre. Vendi juaj ka të meta por nuk janë të parikuperueshme. Sistemi duhet te hapet, partitë e vogla të kenë edhe ato mundësi”.

Më tej, ambasadori austriak tha se “ka patur edhe shume anulime këto kohë për shkak të lajmeve në media për kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si këto. Nëse ju vazhdoni me këto mënyra do të ketë shumë ndikim edhe tek europianet e tjerë dhe pastaj është shumë e vështirë të hiqet një imazh i keq nga truri i tyre”

“Ajo që nuk më pëlqen është se shumë politikan dhe gazetar bëhen violent dhe të rrezikshëm dhe shpesh thërrasin për katarsis të sistemit por në mënyra violente dhe këto situata mund t’ju shkurajojnë dhe t’ju hedhin pas me vite, por ju duhet të jeni të kujdesshem ndaj thirrjeve për dhunë”, shtoi ai.

“Ka mesazhe nga ana jone për të dyja palët, opozitën dhe qeverinë. Edhe para dy ditësh pas vendimi të KE për Shqipërinë që mendoj se nuk është kompromis i keq për të zgjidhur situatën dhe për të vendosur gjykatën kushtetuese besoj është një mesazh për të gjitha palët”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: