Politika

SHBA foli haptas për Bashën e Kryemadhin si përgjegjës të dhunës

Nga seanca plenare e së enjtes, kryeministri Rama tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës folën haptas duke përmendur emrat e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit si përgjegjës ndaj nxitjes së dhunës.

“Nuk po bëjmë ndonjë shpikje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ardhjen e presidentit Bush, pengimin e zgjedhjeve e kanë krim. Ata që pengojnë zgjedhjet nuk hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur keni dëgjuar ndonjëherë që SHBA t’i drejtohen me emër dhe mbiemër politikanëve shqiptarë siç ju drejtuan Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, kur?! Kur keni dëgjuar ndonjëherë që t’u thonë më emër dhe mbiemër, ju jeni këtu përgjegjësit e kësaj që po ndodh dhe ju do të paguani për këtë që po ndodh. Ata mbase mbase kanë marrë përsipër të paguajnë, është punë e tyre por ata që i shkojnë pas kujtojnë se do fshihen pas tyre. Jo në sistemin që kemi zgjedhur, secili përgjigjet për vete dhe paguan për vete përpara drejtësisë”, -tha Rama.

Kryeministri tha se në propozimet e Kodit Penal thuhet se do të dënohet 1-5 vjet burg ata që pengojnë subjektet zgjedhore.

“Jam informuar që opozita këtu ka kërkuar kohë dhe është normale fare që të kërkojnë kohë. Nuk kemi asnjë problem me kohën për të vendosur në kodin penal humbjen e të drejtës për të dalë jashtë shtetit pas dënimit të gjykatës për krimin zgjedhor. Doni të vazhdojmë luftën kundër krimit zgjedhor, kodi do bëhet për vite të tëra. Doni ta vazhdojmë luftën, doni të shohim se kush është ai që ka frikë nga zgjedhjet dhe kush është ai që zgjedhjet i ka fituar me vjedhje dhe nuk e heq dorë dot nga vjedhja? Në kodin penal kemi futur një sërë nenet është pengimi i subjekteve zgjedhore 1-5 vjet burgim për të cilën duhet ta dëgjojnë ata që marrin përsipër ta bllokojnë rrugën dhe të bllokojnë aktivitetin elektoral”, -deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri tha se më në fund do t’i jepet fund edhe dhunuesve të bluzave të bardha apo policëve.

“Sot me vjen shumë mirë që vijmë në pikën ku i japim fund një diskutimi të gjatë që lidhen me nevoja të identifikuara prej kohësh, që kanë të bëjnë me çështje që duan adresuar me rendimin e masave ndaj çdo forme dhune. Dhunuesit e policëve, prekja me dore e policit, të mjekëve, bluza e arbitrave, kapërcimi i vijës së bardhë të fushës së sportistëve, ka ardhur koha të marrin përgjigje. Siç ka ardhur koha të marri përgjigje halli i madh i qytetarëve nga bllokimi i rrugëve nga grushti i njerëzve që i japin vetes të drejtën për të privuar një komunitet të tërë nga lëvizja e lirë sepse ata vetë mendojnë që janë në të drejtën e tyre. E drejta e tyre mbaron aty ku fillon e drejta e të tjerëve”, -përfundoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button