Ekonomia

4 projekte strategjike në infrastrukturën rrugore me ndikim në zhvillimin ekonomik dhe turizëm

Autostrada Adriatiko-Joniane, rruga e Shtatë, rruga e Arbrit dhe rruga e Vlorës, janë katër projekte të tjera prioritare në ndërtim dhe disa të tjera vetëm në përgatitjen si projekte, që plotësojnë kuadrin e strategjisë kombëtare të transportit rrugor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se, “përmirësimi i infrastrukturës rrugore është prioritet i qeverisë tonë, për ta sjellë këtë rrejt në parametra europiane duke ndikuar drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit e në mënyrë të veçantë në zhvillimin e turizmit si një prej objektivave  kryesorë të qeverisë Rama”.

Një rrjet rrugor i pa zhvilluar shoqërohet me performacë ekonomike dhe cilësi jete jo optimale dhe si rrjedhojë kërkon mënyra për ta zhvilluar rrjetin rrugor dhe lidhjet e tjera të transportit në mënyrë që të përmbush nevojat ekonomike, politike dhe sociale të vendit.

Balluku tha se, projektet e infrastrukturës rrugore janë prioritet në strategjinë e transportit dhe plani kombëtar i veprimit 2016-2020, pjesa më e madh e investimeve të bëra deri tani janë drejtuar në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e korridoreve kryesore ndërlidhëse. Me qëllim integrimin e tyre në rrjetet e infrastrukturës të Ballkanit dhe Sistemin  e Transportit Paneuropian”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button