Home / Ekonomia / Shqipëri-Kosovë, dakordësohen masat për licencat

Shqipëri-Kosovë, dakordësohen masat për licencat

Komisionet Teknike për transport tokësor të Shqipërisë dhe Kosovës, dakordësuan masat për respektimin e licencave dhe kushtet nga operatorët respektivë të të dy vendeve.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, delegacioni shqiptar përfaqësohej nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli, nga DPSHTRR, Alketa Përnaska e Olsi Cara, si dhe Elton Haxhi, shefi i Taskforcës në MIE. Ndërsa Komitetit Teknik i Kosovës kryesohej nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

Kadriu dhe Shkreli, u dakorduan për marrjen e masave rigoroze drejt ndërgjegjësimit të operatorëve që i shkelin rregullat dhe marrëveshjet bilaterale mbi transportin e udhëtarëve.

Më tej, të dy delegacionet vunë theksin në harmonizimin më të mirë të akteve legjislative në këtë fushë, që të mos ketë pengesa në operimin e transportit të udhëtarëve, qoftë në linjat transite apo ato ndërkombëtare. 

Ky takim u organizua në mënyrë të menjëhershme, pas vendimit të MIT, për të ndaluar dy operatorë të Shqipërisë, pas shkeljes së lejes për të qarkulluar nga Tirana në Bajram Curri, përmes Kosovës, vetëm tranzit, por që këta kanë ndaluar të marrin udhëtarë, duke shkaktuar dëme te operatorët vendas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: