Home / Politika / Një ditë pas protestës, Ambasadori italian në selinë e PD

Një ditë pas protestës, Ambasadori italian në selinë e PD

Ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo po zhvillon një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se ambasadori italian ka mbërritur në PD rreth orës 11:00 ku është pritur nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Vizita e tij vjen një ditë pas protestës së opozitës.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme pati edhe një reagim të ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero i cili iu bëri apel forcave politike në Shqipëri të respektojnë me rigorozitet rregullave themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: