Home / Ekonomia / Euronews: Shqipëria në krye të listës për energjinë e rinovueshme

Euronews: Shqipëria në krye të listës për energjinë e rinovueshme

Edhe pse një vend joanëtar i Bashkimit Europian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme, njoftoi rrjeti i njohur informativ europian, Euronews.

”Për herë të parë që nga epoka viktoriane, Britania e Madhe po furnizohet me më shumë energji elektrike me zero ndotje të ambientit se sa me energji të prodhuar nga hidrokarburet. Rreth 18% vjen nga energjia bërthamore, 24% nga burimet e rinovueshme si era, solari dhe hidrocentralet”, shkruan Euronews.

Por, cilat vende po kryesojnë dhe po bëjnë më të mirën për energjinë e rinovueshme?

NORVEGJIA

Që nga vitet 1800 Norvegjia ka përdorur hidrocentralet. Tani, 98% e energjisë së saj prodhohet nga burimet e rinovueshme.

SUEDIA

Suedia është i vetmi vend i BE-së ku më shumë se 50% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme.

SHQIPËRIA

Edhe pse një vend joanëtar i Bashkimit Europian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme.

Pothuajse 100% e energjisë së prodhuar në Shqipëri vjen nga burimet hidrike. Por, akademikët thonë se vendi përdor vetëm një të tretën e potencialit të saj për energjinë e pastër për shkak se vendndodhja e saj pranë brigjeve të detit siguron pozicionin ideal për të shfrytëzuar energjinë e erës dhe të mënjanojë varësinë nga importet.

DANIMARKA

Është liderja botërore e energjisë së erës. Ajo po ndërton aktualisht një park gjigant të energjisë eolike

Leave a Reply

%d bloggers like this: