Home / Bota / GJERMANI – Përplasen dy avionë të tipit Eurofighter

GJERMANI – Përplasen dy avionë të tipit Eurofighter

Dy avionë luftarakë të tipit “Eurofighter” u rrëzuan në Mecklenburg Vorpommern të Gjermanisë pas një përplasjeje në ajër, ku një nga pilotët ka mbetur i vdekur, sipas policisë dhe ushtrisë gjermane.

Piloti i tjetër arriti të shpëtojë i gjallë nga kjo përplasje.

Përplasja po ashtu u konfirmua nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, e cila bëri të ditur se incidenti ndodhi mbi qytetin Malchow me avionët që ranë në zonë pyjore.

Piloti i një avioni të tretë, i cili ishte dëshmitar i përplasjes, pa dy pilotët të cilët u hodhën me parashutë, por fatkeqësisht vetëm njëri prej tyre mbijetoi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: