Home / Politika / Rama pas deklaratës së Metës: S’ka shans të ndodhë ajo që thonë ata!

Rama pas deklaratës së Metës: S’ka shans të ndodhë ajo që thonë ata!

Pasi presidenti Meta mëngjesin e sotëm tha se pas çdekretimit, zgjedhjet tashmë janë imagjinare, kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët u shpreh prerë se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje.
“Vendimi i opozitës për të mos u futur në zgjedhje është një vetëvrasje politike spektakolare”, kështu tha Rama.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën nga një anë tjetër, sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë, s’ja vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s’jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë.
Por do duhet vëmendje e madhe për të pasur proces të rregullt. Secili mund të zgjidhet, nëse dëshiron të paraqitet, pastaj secili në mendjen e vet do me u zgjedh apo jo. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Nuk ka shans të ndodhë kjo që thonë ata “unë nuk jam gati për ndeshje, ti s’do hysh në stadium”.
Ne shikojmë një rënie të kuponëve në këtë fazë. Kjo ka lidhje, sepse është klima e krijuar që me kurajo bjeri murit me kokë, shkel ligjin, etj. dhe kjo përhapet se çfarë mësimi u jep tjerëve. Një mision i politikës është të kesh edhe forcën e shembullit, po çfarë shembulli japin ata”, theksoi Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: