Rajoni

Turqi, presidenti Erdoğan dekreton ligjin e ri për shërbimin ushtarak, nga 1 vit bëhet 6 muaj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dekretuar Ligjin e ri për Shërbimin Ushtarak, i cili dje më 25 qershor u ratifikua nga parlamenti turk, njoftoi zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet.

“Presidenti firmosi Ligjin e Shërbimit Ushtarak të ratifikuar sot në kuvend”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i partisë, Ömer Çelik. Ndryshe, gjithsej 335 ligjvënës sot miratuan ligjin në parlamentin e përbërë nga 600 deputetë, ndërkohë që kundër tij votuan 17 ligjvënës dhe dy të tjerë abstenuan.

Ligji i ri redukton periudhën e shërbimit ushtarak nga 12 në gjashtë muaj dhe po ashtu mundëson pagesën e shërbimit ushtarak për ata që mund ta përballojnë atë.

Sipas ligjit të ri, qytetarëve turq do t’u kërkohet të kalojnë një trajnim ushtarak njëmujor dhe do të përjashtohen nga shërbimi për pesë muajt e tjerë duke paguar 31 mijë lira turke (5.371 dollarë).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button