Bota

Meksika miraton marrëveshjen tregtare me SHBA-të dhe Kanadanë

Parlamenti i Meksikës ka miratuar marrëveshjen e re të tregtisë SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) pas disa muaj të negociatave intensive.

“Marrëveshja e USMCA-së u miratua. Meksika merr timonin, me shenja të qarta se ekonomia jonë është treg i hapur”, shkroi në Twitter, Jesus Seade, nënsekretari i Jashtëm meksikan dhe negociatori tregtar i USMCA-së.

Seade shprehu shpresë se partnerët e tjerë do të ndjekin shembullin e interesit të një “Amerike Veriore të fuqishme me rregulla të qarta duke qenë stabile dhe konkurruese për investime”.

Një fotografi e postuar nga Saede tregon se marrëveshja u miratua në Parlament me 114 vota për, katër kundër dhe tre abstenime.

Blloku tregtar trilateral do të quhet USMCA, në vend të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), e cila ishte kusht i administratës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Pas marrjes së detyrës në muajin janar të vitit 2017, Trump kërkoi zëvendësimin e marrëveshjes 25-vjeçare NAFTA, duke e quajtur atë “marrëveshje më të keqe tregtare që është nënshkruar ndonjëherë”.

Në shtator të vitit 2018, udhëheqësit e Kanadasë, Meksikës dhe SHBA-ve arritën një marrëveshje për të zëvendësuar NAFTA-n me USMCA-në.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button