Home / Kosova / Haradinaj: Serbia duhet të jetë dy herë falenderuese ndaj NATO-s

Haradinaj: Serbia duhet të jetë dy herë falenderuese ndaj NATO-s

Shteti serb duhet të jetë falënderues ndaj forcave të NATOS-s, të cilat 20 vjet më parë kanë ndërhyrë në Kosovë, për të parandaluar genocidin serb. Kështu thotë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit NATO i ka bërë një nderim të madh edhe shtetit serb, duke i ndaluar ata të bëjnë edhe më tutje krim në popullatën civile në Kosovë. Kështu është shprehur ai gjatë promovimit të emblemës, katalogut, ekspozitës dhe pullës postare, e cila iu kushtua 100-vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të Presidentit Willson për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Duke përmendur vizitën e ish-Presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albrigtht në 20 vjetorin e lirisë së Kosovës, ai ka përcjellë nderime edhe për ish-Presidentin Willson. Prandaj sipas shefit të Qeverisë, falënderimin më të madh NATO-s duhet t’ia bëjë vetë shteti serb. NATO sipas tij, nuk e la më tej Serbinë të bëjë krime në Kosovë. Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka ndarë pullën postare që i kushtohet 100 vjetorit të Konferencës së Parisit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: