Home / Politika / Zgjedhjet dhe misioni i OSBE/ODIHR, Basha takon sot Glover

Zgjedhjet dhe misioni i OSBE/ODIHR, Basha takon sot Glover

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të presë sot në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover. Mesohet se takimi do të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: