Home / Rajoni / Boiko Borissov: Nuk mund të formoj i vetëm një qeverinë

Boiko Borissov: Nuk mund të formoj i vetëm një qeverinë

borisovIsh-kryeministri bullgar, Boiko Borissov, i cili fitoi zgjedhjet legjislative më 5 tetor, pranoi dje se formacioni i qendrës së djathtë nuk mund të formonte i vetëm një qeveri, edhe minoritare dhe se ishte e nevojshme gjetja e partnerëve “Ne nuk mund të formojmë një qeveri minoritare me 84 deputetë, rreth 37 më pak se maxhoranca absolute në parlament”, theksoi ai në konferencën e parë për shtyp që prej zgjedhjeve legjislative. “Nëse do të ketë një qeveri, ajo do të jetë një qeveri koalicioni me përgjegjësi të ndara (…) dhe prioritete të vendosura qartë”, nënvizoi ai duke shtuar se në rast të mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje do të ketë zgjedhje të reja. Tashmë kryeministër nga viti 2009 deri në 2013, Borissov, i cili ishte shprehur se e admironte kancelaren gjermane, Angela Merkel, kishte premtuar stabilitet për reformimin e vendit, gjatë fushatës së zgjedhjeve legjislative, të dytat në 17 muaj. Partia GERB e ish-kryeministri do të nisë të hënën me partitë e tjera përfaqësuese në parlament negociatat në kuadër të formimit të një qeverie.

Leave a Reply

%d bloggers like this: