Home / Politika / Ftesa e Metës për takim, Rama: Kemi zgjedhje, jam i zënë

Ftesa e Metës për takim, Rama: Kemi zgjedhje, jam i zënë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje ftesës së Presidentit Ilir Meta për të zhvilluar sot një takim për të biseduar lidhur me situatën politike, se “kemi zgjedhje, jam i zënë”.

Në një reagim, Kryeministri Rama, shprehet se për shkak të fushatës elektorale nuk ka mundësi të marrë pjesë në takim.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkruan Rama.

Presidenti Meta përmes një letre që Presidenca i ka dërguar Kryeministrisë, e fton Kryeministrin Rama sot në një takim.

Ndërkohë Presidenti Meta ka ftuar sot për takim edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku ky e fundit e ka pranuar ftesën për takimin e sotëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: