Home / Ekonomia / Programi italo-shqiptar ka financuar 129 projekte, me vlerë 27.2 milionë euro

Programi italo-shqiptar ka financuar 129 projekte, me vlerë 27.2 milionë euro

“Programi i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, italo-shqiptare në Shqipëri” ka financuar deri tani 129 projekte, me vlerë 27.2 milionë euro, që kanë dhënë impakt në punësim dhe ekonominë e vendit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët që u zhvillua në Tiranë, me temë “Zhvillimi i SME-ve Italo-Shqiptare në Shqipëri”, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, pjesëmarrës nga Kooperacioni Italian, Agjencia italiane e Tregtisë dhe Investimeve (ICE), Confindustria Albania, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Ministrja tha se, kombinimi i asistencës teknike dhe financiare në funksion të nxitjes së Start up-eve, inovacionit dhe konkurrueshmërisë së SME-ve është një model që duhet të vazhdojë të qëndrojë dhe të avancohet.

“Qeveria Shqiptare i konsideron fondet e kreditimit dhe garantimit të investimeve dhe të eksportit si instrumente që duhet të ndihmojnë bizneset në uljen e risqeve të investimit në tregjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare”, – theksoi Denaj në këtë takim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: