Kronika

“Po armatosni militantët”/Policia padit ish-deputetin e PD, Gjunkshi

Policia e Shtetit reagon në lidhje me deklaratat e ish-deputetit të PD-së, Xhemal Gjunkshi se policia po aramtos militantët në Dibër para zgjedhjeve.

Policia i quan shpifje të ulëta dhe plotësisht të fabrikuara gjithë sa artikulon Gjunkshi dhe thotë se do ta padisë këtë të fundit.

“Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90″,- thuhet në reagimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button