Home / Bota / Klobuchar: Trumpin çdo ditë e ndajnë 10 minuta nga lufta me Iranin

Klobuchar: Trumpin çdo ditë e ndajnë 10 minuta nga lufta me Iranin

Senatorja amerikane Amy Klobuchar deklaroi të mërkurën se presidentin e SHBA-së Donald Trump nga lufta me Iranin çdo ditë e ndajnë 10 minuta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këtë president tekstualisht çdo ditë 10 minuta e ndajnë nga lufta, e ndan një tweet nga lufta. Mendoj që nuk duhet të zhvillojmë politikë të jashtme në rroba banjoje në shtëpi në ora pesë të mëngjesit”, deklaroi Klobuchar në debatin e parë të kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale, e cila u mbajt në Miami të Floridas.

Ajo tha se nëse zgjedhet presidente, përsëri do të rinegociohet marrëveshja me Iranin, të cilën e konsideron “jo të përsosur, por të mirë për momentin”.

“Kur u tërhoq nga marrëveshja, Trump na tha se do të na ofrojë një më të mirë. Na bëri më pak të sigurtë se sa ishim para se të bëhej president”, deklaroi Klobuchar.

Kandidatët e mundshëm demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, gjatë debatit diskutuan edhe rreth kërcënimeve më të mëdha me të cilat po ballafaqohen SHBA-të, ku përgjigjet e tyre kryesisht ishin Kina, ndryshimet klimatike dhe Rusia.

Pas një debati gjysëm orësh, u prononcua edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili debatin e vlerësoi si “monoton”.

Trump të premten e kaluar deklaroi se ka hequr dorë nga sulmet hakmarrëse ndaj caqeve iraniane, sepse gjatë sulmeve do të vriteshin 150 njerëz, të cilën e quajti përgjigje “joproporcionale” për rrëzimin e fluturakes pa pilot të SHBA-së javën e kaluar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: