Home / Rajoni / Serbi, 28 të arrestuar për krim financiar dhe korrupsion

Serbi, 28 të arrestuar për krim financiar dhe korrupsion

Policia në disa qytete të Serbisë ka arrestuar 28 persona, ndërsa kundër 8 prej tyre do të ngre padi penale, me qëllim të parandalimit të krimit financiar dhe korrupsionit.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë, të dyshuarit ngarkohen se nga viti 2014 kanë kryer vepra penale si fshehje tatimi, keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe falsifikim të parave.

Operacionet janë kryer në territorin e Beogradit, Nishit, Pozhegës, Kragujevcit, Kraljevës, Suboticës, Leskovcës dhe Vranjës.

Dyshohet se me kryerjen e këtyre veprave penale është dëmtuar buxheti i Serbisë, personat tjerë juridik dhe fizikë për afro 2 milionë euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: