Politika

Ambasada e SHBA-së: Zgjedhjet në 30 qershor në të gjitha bashkitë e Shqipërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët e saj në vendin tonë se “Shqipëria do të mbajë zgjedhje në 30 qershor.

Në njoftimin për qytetarët e saj, ambasada amerikane thekson se votimi është planifikuar nga ora ora 07:00 deri ne 19:00.

Sipas përfaqësisë diplomatike të SHBA-ve në Tiranë, “zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki në Shqipëri”.

“Vendndodhja; Brenda dhe jashtë qendrave të votimit, qendrave të numërimit, zyrave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje në çdo bashki në 30 qershor. Ngjarja: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, janë përcaktuar për t’u zhvilluar në 30 qershor 2019. Votimet do të fillojnë nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të zhvillohen në çdo bashki të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës së SHBA-së.

Gjithashtu, ambasada u kërkon shtetasve të saj të jenë vigjilentë rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore, të shmangin çdo zonë ku ka dhunë dhe të monitorojnë mediet.

“Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button