Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 11 tetor 2014

Horoskopi për datën 11 tetor 2014

horoskopiDashi

Kujtimet sot do t’ju pushtojnë mendjen. Ka ardhur momenti që të merrni një vendim përfundimtar për sa u takon ndjenjave personale. Vetëm duhet të keni parasysh që dashuria duhet përjetuar deri në fund.

Demi

Përdorni durimin dhe humorin e mirë, nuk jeni të përgatitur për të përballuar argumente determinante. Sot merrni në konsideratë faktin që të “pastroni” miqësinë tuaj dhe të rishikoni raportet me kolegët.

Binjakët

Kuraja nuk do t’ju mungojë me siguri, por është frika ajo që jua merr frymën! Gjithsesi, mund të “korrni” frytet e disa sukseseve të kaluara. Ditë perfekte për të filluar një punë të re.

Gaforrja

Pendesat janë të kota! Mos kini shpresa për kthimin e atyre që kanë “shkuar” prej kohësh. Përpiquni që të ndërtoni një të ardhme më të mirë. Do të hasni probleme me kolegët e punës.

Luani

Jupiteri dhe Saturni do t’ju favorizojnë takime interesante, të cilat do të ishte mirë që t’i merrnit në konsideratë. Jini të hapur për çdo sqarim që do t’ju kërkohet. Zvogëloni sasinë e konsumit të alkoolit dhe të duhanit.

Virgjëresha

Duhet të jenë më të zhdërvjellët nëse do t’ju jepet rasti për të bërë njohje të reja. Do të përballeni me situata të vështira sot, por jo të pazgjidhshme. “Armatosuni” me kurajë dhe vetësiguri!

Peshorja

Do të ndiheni veçanërisht të fortë. Nëse miqtë nuk ju falin buzëqeshje nuk do të thotë se nuk janë të sinqertë, por ju jeni larguar shumë prej tyre prej impenjimeve që keni pasur.

Akrepi

Sot do të ndiheni të plogësht dhe pa forcë. Mund të takoni një person që nuk e takoni prej kohësh, është rasti i duhur për ta pyetur për dyshimet tuaja të miqësisë.

Shigjetari

Duhet të dini se dikush ju dashuron në fshehtësi, por nuk ka kurajën që t’ua thotë. Në rrjetet sociale do të lidhni miqësi interesante, po ashtu do të merrni edhe një propozim interesant.

Bricjapi

Mos u dorëzoni pikërisht tani, “punoni” me shpirt për t’i vënë gjërat në vijë! Mos i besoni një personi që ka një dialektikë të mirë, por pak fakte. Të gjithë ju kanë zili për durimin dhe qetësinë që keni!

Ujori

Keni nevojë për një dashuri të pastër dhe të sinqertë, por gjithsesi edhe këtë herë bëni kujdes ndaj premtimeve false. Lëreni mënjanë egoizmin tuaj dhe mendoni më me pozitivitet.

Peshqit

Mundohuni të projektoni të ardhmen tuaj. Mos ktheni “faqen” nga ana tjetër, për shkak të një zhgënjimi të ri në dashuri. Jini vetvetja dhe pranojini qëllimet e dikujt që dëshiron të shpjegohet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: