Ekonomia

INSTAT, rritet numri i pasagjerëve që udhëtojnë nga ajri me 13.9%

Instituti i Statistikave publikoi shifrat mbi ecurinë e transportit për muajin maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, transporti i mallrave dhe pasagjerëve nga ajri dhe deti shënoi rritje gjatë këtij muaji, ndërsa transporti hekurudhor vijon të tkurret.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin maj 2019 është 390 mijë tonë, duke u rritur 6,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në pesëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.800 mijë tonë, duke u rritur me 8,2%, krahasuar me vitin 2018. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin maj është 1.650 mijë tonë / kilometër, duke u ulur me 28,8%, krahasuar me maj 2018.

Në pesëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 7.862 mijë tonë/kilometër, duke u rritur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në muajin maj 2019, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 206 tonë mallra duke u rritur me 12,6%, në krahasim me maj 2018. Në pesëmujorin e parë 2019, me ajër janë transportuar 957 tonë mallra, duke u rritur 6,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë 2018. Numri i fluturimeve të kryera, në maj 2019 është 2.396 duke shënuar rritje me 17,2 %, ndaj maj 2018.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në maj 2019 është 108.629 pasagjerë. Krahasuar me maj 2018, ky tregues është rritur 3,2%. Në pesëmujorin e parë 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 335.927 pasagjerë, duke u rritur me 7,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin maj 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 68,8% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.100.491 pasagjerë duke u rritur me 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button