Amerika

SHBA, eksperimentohen 10 mijë vaksina kundër virusit Ebola

virus-ebola-320x179Gjatë këtij muaji pritet që të prodhohen rreth 10 mijë vaksina, kundër virusit Ebola. Dozat do të dërgohen në SHBA, për tu eksperimentuar mbi pacientët vullnetarë. Sipas shoqatës ndërkombëtare UNICEF, 3700 fëmijë kanë mbetur jetimë dhe shumë prej tyre janë braktisur nga prindërit, prej frikës së mos infektohen.

Konfirmimi, për nxjerrjen në treg të vaksinës, është bërë nga Riccardo Cortese, profesor i biologjisë molekulare në Universitetin Federico II, i Napolit, i cili së bashku me hulumtuesit e tjerë arritën ta prodhojnë.
Sipas tij, në fillim gjithçka ishte e vështirë për të punuar në gjetjen e medikamentit që do të luftojë Ebolan ” Ky është një ogur i mirë për viktimat e virusit dhe shpresojmë që të shpërndahen edhe në qytetet e tjera” –tha Riccardo Cortese

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button