Kryeartikull

Shënomëni edhe mua!

Nga Stiljan DEDJA

Nisma: “Edhe unë”, e iniciuar nga z. Bujar Kapexhiu, i cili edhe deklaron: Më 30 qershor do pengoj votimet, jam gati të shkoj në burg, që vendi të mos kthehet në diktaturë”. Kjo thënie dhe ftesë njëkohësisht, të kujton nismat e regjistrimit të partizanëve për në luftën nacional-çlirimtare. Në këtë moment më vjen ndërmend romani i z. Dritëro Agolli: “Njeriu me top”, ku partizanët zbresin në fshat për regjistrimin e atyre vullnetarëve, që duan të dalin partizanë. “Do dal unë partizan”, shprehet Fadil Shtaga. “Do dal edhe unë shprehet Bejto”. “Shkruaj edhe katër emra të tjerë nga Fizët: Veselin, Abazin, Rahmanin dhe Baftjarin. Do të vij edhe unë partizane:- Më regjistroni edhe mua, u shpreh vajza e Fizëve. Dhe gjyle e madhe plasi! Në dokumentin:-Shprehin Dëshirën. Anëtarët e degëve të bashkimit të vullnetarëve dhe veprimtarë” Enver Hoxha” shprehen:-Ju lutem të na regjistroni edhe neve në bashkimin e veprimtarëve vullnetarëve të Enverit dhe më tej jepen adresat e këtyre personave që duan të regjistrohen në këtë nismë. Në fakt në kohën e diktaturës Enveriane, ka pasur edhe shumë nisma të tjera:-Shënomëni edhe mua, ajo e nismës për regjistrimin në kooperativat bujqësore, nismat e rinisë për prishjen e objekteve fetare në Shqipëri, apo nisma për krijimin e njeriut të ri.

Për mendimin tim, nisma e zotit Bujar Kapexhiu: “Me 30 qershor do të pengoj votimet”, duke ftuar edhe të tjerët në këtë nismë, është një nismë e tipit periudhës që sapo kaluam, atë të diktaturës komuniste dhe gjithashtu është një nismë flet- rrufe që kërkon të firmoset duke u pasuar nga intelektualët e tjerë. Në fakt kjo nismë është përkrahur nga pak intelektualë dhe ngjan si një fushatë elektorale me tendencë, shkeljen e ligjeve zgjedhore. Këta intelektualë për mendimin tim, duhet të jenë propagandues të zbatimit të ligjeve dhe rregullave zgjedhore dhe jo pengues të së drejtës, lirisë së pjesës tjetër të popullsisë, që duan të votojnë dhe duan të zbatojnë të drejtën e tyre të votës. Për fat të mirë, kjo nismë nuk është përqafuar nga shumë intelektualë të tjerë, por vetëm nga ata, që dukshëm janë distancuar prej kohësh nga pikëpamjet e tyre politike. Me thirrje dhe me ftesa të tilla nuk besoj se gënjehet kollaj populli shqiptar. Thirrjet që bëhen nga grupe të ndryshme si ato intelektuale, qytetare, apo shoqata, në raste të tilla janë të pavlefshme, pasi detyrimisht funksionon vetëm ligji zgjedhor dhe jo thirrja “Edhe unë”. Siç e shpjegova më lart, thirrje të tilla të bëra këto ditë pa kursim, janë thirrje apo ftesa të tipit komunist, janë një mentalitet i vjetër në mendjet e këtyre “pseudo- intelektualëve”, të cilët në vend që të kontribuojnë me njohuritë e tyre në fushën e zbatimit të ligjeve, apo reformave, investohen me iniciativa enveriane, të cilave i ka dalë boja qysh me përmbysjen e sistemit të vjetër diktatorial. Këta pseudo-intelektualë, megjithëse nuk janë dakord që të mbahen zgjedhje, ata duan që edhe të tjerët të mos shkojnë në zgjedhje duke i penguar ato. Thirrje të tilla anti ligjore krijojnë terren të favorshëm për ata persona që janë treguar të dhunshëm në pengimin e proceseve zgjedhore. Misioni i intelektualit patriot është misioni i edukimit të tjerëve me kapacitete intelektuale më të ulëta, në zbatimin e ligjshmërisë dhe Kushtetutës dhe jo të frymëzojnë dhe aspirojnë njerëz me iniciativa të vjetruara të tipit Enverist. Të gjithë e dimë që në sistemin demokratik pluralist, gjërat nuk funksionojnë me iniciativa, ftesa apo me thirrje, por ato funksionojnë në bazë të disa rregullave demokratike, me të cilat duhet të mësohemi, por çuditërisht kjo kulturë demokratike dhe ligjore e funksionimit të gjërave, po kundërshtohet nga disa persona të cilët po na ofrojmë një formë tjetër të funksionimit të sistemit atë të fletë-rrufeve, ftesave dhe me grupe intelektualësh pa vlera.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button