Home / Kronika / Ambasadori i OSBE tek Krimet e Rënda, nënshkruhet memorandumi i rëndësishëm

Ambasadori i OSBE tek Krimet e Rënda, nënshkruhet memorandumi i rëndësishëm

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka shkuar sot në mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aty ku është takuar me me trupën e prokurorëve.
Qëllimi i kësaj vizite lidhet me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për: “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

OSBE sipas kësaj marrëveshjeje do t’i kryejë veprimtaritë e përshkruara në Nenet e memorandumit, në përputhje me rregulloret, rregullat dhe politikat në fuqi të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Në varësi të dispozitave të këtij Memorandumi OSBE synon të kryejë një punë studimore, e cila konsiston në një analizë dhe shqyrtim të plotë të kuadrit ligjor aktualisht në fuqi, që rregullon dhe ndikon në bashkëpunimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë.

Deklarata e plotë

Sot më 28.06.2019 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuesja e këtij institucioni znj. Donika Prela nënshkroi një MEMORANDUM MIRËKUPTIMI me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, OSBE për: “Bashkërendimin, Koordinimin, bashkëpunimin dhe Komunikimin midis Policisë Gjyqësore dhe Prokurorisë në Procedimet Penale”.

Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i bashkërendimit të angazhimit të Palëve në lidhje me termat dhe kushtet për të cilat bien dakord OSBE dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

OSBE sipas kësaj marrëveshjeje do t’i kryejë veprimtaritë e përshkruara në Nenet e memorandumit, në përputhje me rregulloret, rregullat dhe politikat në fuqi të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Në varësi të dispozitave të këtij Memorandumi OSBE synon të kryejë një punë studimore, e cila konsiston në një analizë dhe shqyrtim të plotë të kuadrit ligjor aktualisht në fuqi, që rregullon dhe ndikon në bashkëpunimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë.

Sipas dispozitave të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana e saj do të jetë mbështetëse dhe do të ndihmojë për mundësimin e një procesi të qetë për sa i përket grumbullimit të të dhënave që do të zhvillohet në terren, në formën e pyetësorëve dhe intervistave. Do të mundësojë akses në informacionin e saktë në lidhje me organizimin e personelit brenda institucionit, si numri total i prokurorëve, policisë gjyqësore, gjinia, mosha e tyre, etj.

Do të lehtësojë procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të pyetësorëve brenda institucionit, duke siguruar që ky proces të kuptohet brenda radhëve të prokurorëve dhe policisë gjyqësore. Do të të sigurojë akses në mjediset e saj për personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të caktuar për të kryer analizën, si dhe të mundësojë një hapësirë të përshtatshme për ata që të ndërmarrin aktivitetet e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: