Home / Kronika / Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident automobilistik

Itali, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident automobilistik

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë.

Dy të rinjtë shqiptarë janë përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm kur dy të rinjtë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vdekje nga një makinë Renault Tëingo.

Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende të panjohura ka goditur me makinë e saj dy të rinjtë.

Makina bashkë me shoferen kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Autoritetet nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: