Bota

Trump-i hyn në Korenë e Veriut, takohet me Kim Jong Un-in, do ngrejmë ekipe për të rifilluar bisedimet

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka ndërmarrë një veprim historik, duke u bërë presidenti i parë në detyrë që është futur në Korenë e Veriut.

Të dielën Trump-i kaloi vijën e demarkacionit, që ndan Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut, me ftesën e udhëheqësit verikorean Kim Jong Un.

Transmetimi i drejpërdrejtë televiziv tregoi takimin dhe shtrëngimin e duarve të të dy udhëheqësit brenda fshatit Panmunjom në kufirin ndërkorean.

Pastaj ata u kthyen në anën e Koresë së Jugut për të zhvilluar një bisedë.

Më vonë, Trump-i u tha medieve se ShBA-ja e Koreja e Veriut do të ngrenë ekipe për të rifilluar bisedimet e mbetura pezull mbi denuklearizimin brenda 2-3 javësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button