Home / Bota / Macron: Dështimi për zgjedhjen e presidentit të KE imazh joserioz për Europën

Macron: Dështimi për zgjedhjen e presidentit të KE imazh joserioz për Europën

Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi të hënën dështimin e radhës të një samiti të BE-së për postet kyçe të unionit, pas zgjedhjeve në Parlamentin Europian, duke theksuar se një veprim i tillë pasqyron një imazh joserioz për Europën, kështu që ajo nuk mund të jetë e besueshme as ndërkombëtarisht.

Pas një nate me negociata të pasuksesshme, presidenti francez ka njoftuar i irrituar për “takime shumë të gjata që nuk çojnë asgjëkundi” dhe “orë të kaluara me pallavra”, por  duke shpresuar në një marrëveshje të shpejtë nesër.

Sërish ”tym i zi” për zgjedhjen e posteve drejtuese të Bashkimit Europian.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndërpreu takimin e sotëm dhe caktoi një tjetër mbledhje për nesër në orën 11:00.

Punimet e samitit filluan sot me një mëngjes pune, edhe këtë herë me vonesë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte në një takim me liderë të tjerë të PPE-së për emrin e presidentit të Këshillit Europian, që presidenti aktual, Donald Tusk do t’i bëjë publikë në seancën plenare.

”Gjetja e një zgjidhjeje nuk është e lehtë”, thonë burime europiane, që shtojnë se emri i holandezit Frans Timmermans është ndërmjet më të dëshiruarve.

Nuk përjashtohet që gjatë paradites së sotme të gjendet emri i presidentit të ardhshëm të Këshillit Europian.

”Përndryshe, konsultimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës”, shtojnë ato.

Leave a Reply

%d bloggers like this: