Kronika

Rama ultimatum Lleshajt: Të rritet kontrolli në rrugët e vendit me anë të teknologjisë

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të vihet në zbatim teknologjia për kontrollin e rrugëve të vendit, duke thënë se nuk duhet të humbet kohë.

“Zoti Ministër, nuk duhet të humbet kohë për të vënë në zbatim teknologjinë e re për kontrollin e rrugëve. Automjetet e vjedhura apo të pasiguruara, duhet të pamundësohen që të lëvizin lirshëm. Sistemi i gjobave duhet të reformohet dhe komisionet e apelimit të gjobave duhet të zhduken sepse janë fole korrupsioni. Edhe këtu të vihen në plan teknologjia re”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button