Politika

Pas Metës, rrëfehet Rama: Shqetësimet e mia para 30 qershorit

Post 30 qershori duket se ka nxitur krerët më të lartë të shtetit, të ndajnë me publikun gjithë ngarkesat emocionale që shoqëruan periudhën para tij. Ndërsa Presidenti Ilir Meta, zgjodhi të ndajë një sms të dërguar nga kryeministri më 18 shkurt, 2 ditë pasi opozita vendosi të djegë mandatet, ky i fundit ndau publikisht shqetësimet e tij gjatë kësaj periudhe.

Në takimin me drejtues të policisë së shtetit ku shprehu mirënjohjen për menaxhimin e situatës, Rama ndau me ta shqetësimin e tij periudhës së trazuar nga politika e rrugës, cis e konsideron së fundmi opozitën.

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më të mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës, ka qenë impakti mbi kriminalitetin, stimulues për paligjshmërinë. Por me vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rendë, prej sulmeve vandale, si edhe po ashtu për të garantuar një fushatë zgjedhore, policia arriti të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.

Shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Vjedhjet kanë rënë nga 8 në 5. Vjedhja e dhunshme ka rënë nga 45 në 55. Vjedhja e banesave të lokaleve po ashtu ka rënie po ashtu edhe në shpërthimin e eksplozivëve nëse nuk numërojnë molotovët efishekzjarret.  Bilanci është i kënaqshmëm, atmosfera politike në favor të krimit, nuk ka rritur të ndikojë më shumë falë jush.” u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button