Rajoni

Ballkani Perëndimor në programin e Presidencës finlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian

Ballkani Perëndimor mbetet në rendin e ditës të BE-së, deklaroi Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva gjatë diskutimit të theksave të Presidencës finlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Zaharieva komentoi se Helsinki do të kryesojë Këshillin në një periudhë të vështirë, sepse detyra më urgjente është ndryshimi i përbërjes së KE-së, por ajo është e bindur se shteti do ta përballojë situatën. “Finlandezët janë të mirënjohur me këtë se mund të arrijnë kompromise. Janë të shquar dhe me pragmatizmin e tyre verior dhe me përkushtimin në idenë evropiane”, tha Ministrja.

Zaharieva shprehu kënaqësi për praninë e temës së Ballkanit Perëndimor në programin e Presidencës finlandeze dhe kërkoi që negociatat për aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos shtyhen për muajin tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button