Home / Kosova / Portali boshnjak: Thaçi e ka refuzuar ftesën e Dodikut për të shkuar në Sarajevë

Portali boshnjak: Thaçi e ka refuzuar ftesën e Dodikut për të shkuar në Sarajevë

Sipas një portali boshnjak, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka refuzuar ftesën e Milorad Dodikut për të shkuar në Sarajevë. Dodik i kishte bërë ftesë Thaçit për të shkuar në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Sipas portalit të Bosnjës dhe Hercegovinës, “Klix.ba”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Milorad Dodik, presidenti i “Republika Srpska”-s në Bosnje, transmeton Gazeta Express.

Sipas burimeve të mediumit, thuhet se Thaçi e ka refuzuar ftesën për shkak se Bosnja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ose SEECP, fillon më 8 korrik. Aty, është planifikuar se do të ketë takime mes ministrave dhe presidentëve nga Evropa Juglindore.

Deri tani, sipas mediumit, ftesën për të marrë pjesë në këtë Samit e kanë konfirmuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: