Bota

Profili i Presidentes së re të KE: Aleate e Merkel dhe mbështetëse e Shteteve të Bashkuara të Europës

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen është nominuar më 2 qershor 2019, që të bëhet presidentja e ardhshme e Komisionit Europian.

Von der Leyen është një mbështeteëse e madhe e integrimit më të thellë europian dhe një aleate e Kancelares gjermane Angela Merkel, në kabinetin e së cilës ka shërbyer gjatë gjithë kohës sa ka qenë Merkel në pushtet.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka zyrtarizuar nominimin pas disa orëve me negociata që kanë ekspozuar ndarjet e thella mes vendeve anëtare, sidomos mes Frances dhe Gjermanisë.

Por kush është Ursula von der Leyen?

Von der Leyen është 60 vjeçare, e lindur në Bruksel.

Ajo flet anglisht dhe frengjisht. Ka studiuar në LSE në vitet 70’ta dhe ka jetuar në Stanford, Kaliforni nga viti 1992 deri më 1996.

Ajo është mjeke dhe është nënë e shtatë fëmijëve. Vjen nga një familje aristokrate e njohur për tregti të mëndafshit dhe industrializëm.

Është vajza e ish guvernatorit të shtetit të Saksonisë së Ulët, Ernst Albrecht, që ishte edhe një zyrtar i lartë civil në BE.

Von der Leyen është ministrja e vetme që ka shërbyer në kabinetin e Angela Merkel gjatë gjithë kohës sa kjo e fundit ishte në pushtet prej vitit 2005. Sa ishte Ministre për familjet prej 2005 deri 2009 ajo bëri reforma që inkurajonin babatë që të kujdeseshin më shumë për fëmijët e tyre.

Në vitin 2013 e bë Ministrja e parë femër e Mbrojtjes në Gjermani.

Ajo për shumë kohë ishte parë si pasardhëse e Merkelit, por ka pasur vështirësi gjatë kohës sa ishte Ministre e Mbrojtjes. Ajo nuk u përmend si kandidate kur Merkel hoqi dorë nga lidershipi i partisë kristian-demokrate.

Gjithsesi, Leyen ende luan një rol të madh në modernizimin e imazhit të partisë.

Pasi Britania votoi Brexitin, von der Leyen tha se kjo ishte një mundësi që të shtyhet përpara bashkëpunimi më i thellë ushtarak mes vendeve europiane.

“Britania vazhdimisht bllokoi gjithçka që kishte emrin Europë”, kishte thënë ajo.

Ajo ka qëllim të krijojë Shtetet e Bashkuara të Europës, në modelin federal të shteteve si Zvicra, Gjermania dhe ShBA’ja.

Tani duhet që Parlamenti Europian të votojë nominimin e saj me një shumicë të lehtë dhe ajo zyrtarisht do jetë kryetarja e re e Komisionit Europian. Ajo do të zëvendësonte Jean-Claude Junckerin në këtë post.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button