Film

“Një mbrojtës për Shqipërinë”

100-vjetori i Luftës së Parë Botërore u përkujtua në Bibliotekën Kombëtare

ftesa (1) (1)Historianë, studiues, gazetarë dhe njerëz të filmit ndoqën në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dokumentarin “Një mbrojtës për Shqipërinë -100 vjet pas luftës së madhe”, të gazetares Genta Popa Prodani. Imazhi nga Spartak Papadhimitri dhe post-produksioni nga Denada Beqiri, ky dokumentar historik, një prodhim i fundit i kompanisë “DigitAlb” tregoi përmes imazhit, intervistave dhe narracionit ngjarjet kryesore në Shqipëri gjatë katër viteve të Luftës së Parë Botërore. Një luftë që erdhi shpejt për shtetin e ri e të brishtë shqiptar, i cili vetëm dy vjet pas krijimit, pushoi së ekzistuari. Vendi u bë arenë e operacioneve luftarake të disa forcave ndërluftuese që pushtuan Shqipërinë. Krahas historianëve shqiptarë, në këtë dokumentar, japin argumentet e tyre edhe dy historianë të huaj. Profesori i historisë në Universitetin e Vjenës, Manfried Rauchensteiner, tregon për planin austro-hungarez për vendin e Skënderbeut. Ndërsa Nikola Guy, autore nga Londra, shpjegon se përse Fuqitë e Mëdha nuk e mbrojtën Shqipërinë ashtu siç mbrojtën Belgjikën. Përmes dokumentarit dëshmohet periudha që la gjurmë të mëdha në kujtesën historike shqiptare, në një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë njerëzore, siç është Lufta e Parë Botërore. Pas filmit, të ftuarit ndoqën ekspozitën “Lufta e madhe dhe Shqipëria” me shumë ekzemplarë autentikë nga shtypi i asaj kohe, por edhe revista e botime më të specializuara, ku intelektualët shqiptarë në vend dhe në diasporë shprehën zërin e botës shqiptare në kakofoninë e zhurmshme të luftës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button