Home / Rajoni / Bullgaria duhet ta ruajë rolin e vet prijës në integrimin e Ballkanit Perëndimor

Bullgaria duhet ta ruajë rolin e vet prijës në integrimin e Ballkanit Perëndimor

Nënpresidentja Ilijana jotova hapi akademinë regjionale “Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor”. Para pjesëmarrësve nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia Jotova tha se një vlerësim i vërtetë për Bullgarinë është fakti se tre emra bullgarë ishin diskutuar për poste të larta drejtuese në BE. Nënpresidentja është e bindur se Bullgaria duhet të ketë disa variante të ndryshme për eurokomisionerë, atëherë do të mund të ofrojë më të përgatiturin për postin më të përshtatshëm. Zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë të jetë pjesë e rendit të ditës të BE-së, kurse Bullgaria duhet të ruajë rolin e vet prijës për integrimin e Ballkanit Perëndimor, tha Jotova, duke nënvizuar se nuk ekziston dilema – partneritet ekonomik me Ballkanin Perëndimor, apo zgjerim politik. Jotova shtoi se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësojë anëtarësinë reale të 6 shteteve në BE.

Leave a Reply

%d bloggers like this: