Home / Rajoni / Sergej Stanishev tërhoqi kandidaturën e tij për kryetar të Parlamentin Evropian

Sergej Stanishev tërhoqi kandidaturën e tij për kryetar të Parlamentin Evropian

Lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev u tërhoq nga gara për postin e kryetarit të Parlamentit Evropian. Pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkimit Evropian kryeministri Bojko Borisov shprehu kënaqësi për vendimet e arritura për shpërndarjen e posteve të larta në BE. Partia Popullore Evropiane do të vazhdojë të mbajë kryesinë e Komisionit Evropian, shtoi Borisovi. Sipas tij Kryetari i ri i Këshillit Evropian Sharl Mishel (Charles Michel) është “një mik shumë i mirë i Bullgarisë”. Me Ursula von der Leyen, e cila ishte propozuar për kryetaren e Komisionit Evropian, kryeministri  shpjegoi se mban kontakte të mira të drejtpërdrejta, kurse për Kristine Lagard (Christine Lagarde) ai mendon se është një profesioniste e shkëlqyer, e cila do të jetë e rëndësishme për procesin e aderimit të Bullgarisë në Eurozonë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: