Politika

Vizat me Holandën, Rama: S’ndodhi siç predikuan lajmësit e qametit

Pak minuta pas njoftimit nga ana e Ambasadorit të BE në Tiranë për refuzimin e kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave në shtetasve shqiptare, Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, shkruan Rama në Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button