Home / Kryeartikull /      T’ja  fusësh vetes!

     T’ja  fusësh vetes!

Nga Stiljan DEDJA

Zgjedhjet e 30 Qershorit  treguan, që opozita shqiptare me në krye partinë demokratike,  kanë ndjekur besoj, një rrugë të gabuar, apo strategji jo efikase për arritjen e fitores dhe realizimit të objektivit  të saj. Ajo tashmë ka humbur çdo gjë, duke patur para sysh edhe ato bashki që historikisht i administronte ajo. Opozita shqiptare në këto momente është jashtë sistemit, nuk ka asnjë lloj pushteti, politik, moral dhe administrativ, përveç disa mediave dhe intelektualëve mediokër, që e kanë përkrahur dhe po e përkrahin atë në rrugën e saj të gabuar. Shkaku kryesor i kësaj katandisje, deri në asgjë i opozitës shqipëtare, është sepse ajo nuk ndoqi rrugën demokratike te marrjes  së pushtetit dhe kalimit  të tij, vetëm me anë të zgjedhje të lira dhe demokratike. Opozita shqiptare çdo gjë e bëri gabim dhe të pamenduar mirë, ajo  ndoqi rrugën e gabuar të ndërrimit të pushtetit nëpërmjet  mohimit dhe nënshtrimit të kundërshtarit, duke u përpjekur ta vendosë atë në vështirësi morale dhe politike dhe pastaj të bënte të mundur dorëzimin  dhe pranimin e kushteve të saj. Ajo me veprime ekstreme si ai i dorëzimit të mandateve, kërkoi ta vendosë qeverinë aktuale  në një pozicion të vështire, duke menduar që bota demokratike do të bënte presionin e saj ndaj pozitës, duke e detyruar atë të pranonte  kushtin parimor  demokratik të vendeve europiane:- atë të funksionimit të jetës politike dhe demokratike edhe me pjesmarrjen e opozitës në çdo aspekt të saj.

Por në fakt Evropa nuk ra në kurthin e opozitës,  duke pranuar si kusht të vetëm të ndërrimit  të pushteteve atë me anë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Të gjitha vendet evropiane dhe Amerika u bene bllok kundër kësaj metode të panjohur dhe anakronike, të imponimit të ndërrimit të pushteteve në një vend demokratik nga dorëzimi i mandateve dhe realizimin e zgjedhjeve vetëm me një parti pa të ashtuquajturën “opozita shqiptare”.

Evropa dhe Amerika nuk panuan “efektin domino” që mund të sillte kjo metodë imponimi e ndrimit të pushteteve. Edhe dhuna e përdorur nga opozita ndaj institucione në shumë raste u vlerësuan nga evropianët si veprim i papranueshëm, dhe u dënua vendosmërisht  nga ajo. Opoziata shqipëtare për habinë e të gjithëve në shqipëri dhe atyre në evropë, u prononcua kundër ”reformës në drejtësi” të drejtuar dhe sponsorizuar nga Amerikanët dhe Europianë. Kjo gjë acaroi edhe më shumë amerikën dhe vëndet evropiane, që duan të krijojn një sistem efikas drejtësie në shqipëri. Reagimi i keq në shumë raste i eksponentëve dhe titullarëve të opozitës ndaj reformës në drejtësi, duke u shprehur se: kjo reformë  ka degjeneruar dhe se po domonohej nga Edi Rama, acaroi vazhdimisht ndërkombëtarët të cilët po udhëheqin vetë zbatimin e kësaj reforme në shqipëri.

Në fakt opozitën shqiptare, e futi edhe më shumë në qorrsokak,  vendimi anti ligjor i presidentit të republikës: mbi anullimin e zgjedhjeve  vendore të 30 qershorit. Kjo i dha shkak asaj për të mos pranuar dhe prishur zgjedhjet vendore, të detyruara për tu mbajtur sipas kushtetutës shqipëtare. Por në fakt opozita ishte shprehur se nuk do të njihte asnjë datë zgjedhjesh dhe nuk do të lejonte të zhvilloheshin ato, por dëshironte vetëm largimin e Edi Ramës. Ata u detyruan të mos pengonin zgjedhjet ligjore të 30 qerëshorit, në saj të diktatit dhe ultimatumit amerikan dhe europian për mbajtjen dhe mos pengimin e tyre. Përsëri mbas mbarimit të tyre amerikanët dhe europianët u shprehën se: kanë njohur zgjedhjet e 30 qershorit. Në fakt sot partia demokratike ka humbur çdo gjë sepse nuk ka më asnjë pushtet. Kësaj i thonë: t’ja fusësh vetes!  Z.Topalli e cilëson këtë gjë si: eksperimenti më i pamerituar  për demokratët, dhe  flet edhe për një ringritje të partisë demokratike. Përsëri edhe pas kësaj disfate të madhe dhe të “futja vetes”, partia demokratike, aleatët e saj dhe disa tellallë të ashtuquajtur intelektualë shqipëtarë, vazhdojnë të merren me zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat vetë janë shprehur se nuk i njohin. Ata çuditërisht po kërkojnë të përsëriten zgjedhjet! në një kohë kur kanë deklaruar vetë, se janë kundra çdo lloj zgjedhjeje. Po deklarojnë se, ish kryetarët e bashkive, nuk do të dorëzojnë detyrën me arsyetimin se nuk i njohin këto zgjedhje. Kjo rrugë dhe këto metoda anakronike dhe antiligjore po e shkatërrojnë gjithnjë dhe më shumë  partinë demokratike dhe opozitën shqipëtare, e cila duhet menjëherë të reformohet dhe të ndërrojë lidershipin e saj i cili e çoi atë nga “fitorja në fitorje”.

One comment

  1. FALEMINDERIT PER QARTESINE Si votues i tyre demokrateve i votova 2 here Se fundi pashe dicka qe thumbonte dhe nje perde jieje ne parrullen e tyre bastarde Slogan per Democracy , .Nje peshtjellim i shfaqur ne publik qe erresoi gjithca ishte trumbetuar nga keto silueta qe dita dites po vanitnin e shkrumboheshin nga keto bastarde qe thirren sot demokrate por meritojne te thirren KOMUNISTE DEMOKRATE A jo parti or me mire ajo krijese po zhduket si nje cope akkulli ne shkretetire Mendoj ka ardhur dita jo sot por dekata me pare te Vijne Humane djem e vajza qe te krijohet nje e ardhme e besueshme tek Idealet per Democracy

Leave a Reply

%d bloggers like this: