Home / Rajoni / GREQI – Cipras: Rezultati i zgjedhjeve ende i hapur

GREQI – Cipras: Rezultati i zgjedhjeve ende i hapur

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në një intervistë me televizionin ANT1, ftoi udhëheqësin kryesor të Demokracisë së Re (ND), Qiriakos Micotaqis për të shpjeguar pse sistemi i sigurimeve shoqërore ka nevojë për një ristrukturim.

Në veçanti, ai akuzoi Micotaqisin se plani i ND për reformën e sistemit të sigurimeve shoqërore do të detyrojë qytetarët të paguajnë kontributet e tyre tek kompanitë private duke krijuar kështu një hendek të madh në sistemin e pensioneve.

Cipras gjithashtu tha se udhëheqësi kryesor i opozitës po planifikon të shfuqizojë pensionet shtesë dhe e ka akuzuar atë për ofrimin e një tamponi prej 37 miliardë euro borxh bankave.

”Sa i përket zgjedhjeve, qytetarët nuk i kanë kthyer ende shpinën partisë SYRIZA dhe rezultatet e zgjedhjeve janë ende të hapura”, deklaroi ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: