Politika

Rama: Meta luajti deri në fund me zjarrin, derdhi edhe kupën

Me tone të ashpra, duke mos kursyer ironinë me Kreun e Shtetit, Ilir Meta, kryeminsitri i vendit Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se Presidenti jo vetëm ka luajtur deri në fund me zjarrin, por e ka derdhur edhe kupën.

Rama tha ndër të tjera se Kuvendi është i detyruar ta shkarkojë këtë njeri.

“Këtë herë Ilir Meta e ka tejkaluar edhe vetveten, bashkë me cakun e fundit të mundësisë sonë për ta duruar pa teka. Ka luajtur deri në fund me zjarrin dhe ka bërë gjithçka që plani i egër i zjarrvënës së Shqipërisë të mos dështonte. Ndërhyri me një molotov inati (dekreti), nxiti përhapjen e dhunës, frymëzoi aktet vandale të djegies së materialeve zgjedhore, u kthye nga Presidenti problematik në tribunin haxhiqamilist kundër zgjedhjeve. Shkarkimi nga detyra e lartë e këtij personazhi që risolli në skenë Haxhi Qamilin është një lëvizje me detyrim përcaktim e këtij Kuvendi, detyrë e çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin. Nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur, vazhdon përditë, na bën të të ndjehemi të keqardhur për të si njeri, të neveritur për të si politikan dhe të alarmuar për atë si mbajtësi i vulës më të lartë të shtetit”,- tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button