Home / Rajoni / Miçotaqis, Kryeministër i Greqisë/ Lideri i Demokracisë së Re bën betimin. Ja kabineti qeveritar

Miçotaqis, Kryeministër i Greqisë/ Lideri i Demokracisë së Re bën betimin. Ja kabineti qeveritar

Në orën një të mesdites, Lideri i Demokracisë së Re dhe fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 7 Korrikut, Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij, është betuar si Kryeministër i ri i vendit.
Ceremonia është zhvilluar sipas mënyrës tradicionale në prezencën e Presidentit të vendit, Pavlopoulos, nga kryepeshkopi i Greqisë dhe betimin ai e ka bërë duke vendosur dorën mbi ungjill.
Gjatë daljes së tij nga zyra presidenciale ai ka deklaruar se do të respektojë mandatin që i dha populli grek në zgjedhjet parlamentare të cilat i ka fituar bindshëm duke përqendruar gati 40% të votimeve të grekëve.

“Populli grek na dha dje një mandat të fuqishëm që të ndryshojmë Greqinë dhe këtë mandat do ta nderojmë deri në fund. Prej sot përveshim mëngët dhe kam besim të plotë tek mundësitë tona për tu treguar të denjë”, ka thënë Kryeministri i ri i vendit.

Me pas z. Mitsotakis është drejtuar tek zyra kryeministrore, për të marrë detyrën nga Kryeministri në largim, Aleksis Tsipras, i cili pasi e ka pritur e ka uruar për detyrën e tij të re.

Ndërkohë me interes të jashtëzakonshëm priten në orët në vazhdim emrat e Ministrave që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar, të cilat do ti bëjë të njohura Kryeministri i ri Mitsotakis.

Në postin e ministrit të Jashtëm është emëruar Nikos Dendias, ekspert i ligjeve detare dhe ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-ministër i Drejtësisë. Ai ka lindur në Korfuz në vitin 1959 dhe është diplomuar për Juridik në Universitetin e Athinës, ndërsa studimet master i ka kryer për Ligjet Detare në Universitetin e Londrës.

Ministër i Mbrojtjes është emëruar Nikos Panagiotopoulos dhe në postin e ministrit të Financave është emëruar Christos Staikouras.

Kryeministër

Kyriakos Mitsotakis

Zv.kryeministër

Panagiotis Pikrammenos

Ministër shteti

George Gerapetritis

Zëdhënës i Qeverisë

Stelios Petsas

Ministër i Financave

Ministër: Christos Staikouras

Zv.ministër: Apostolos Vesyropoulos

Zv.ministër: Theodoros Skylakakis

Zv.ministër: George Zavvos

Ministër për Zhvillimin dhe Investimet

Ministër: Adonis Georgiadis

Zv.ministër: Yiannis Tsakiris

Zv.ministër: Christos Dimas

Zv.ministër: Nikos Papathanassis

Ministër i Jashtëm

Ministër: Nikos Dendias

Alternate: Miltiadis Varvitsiotis

Zv.ministër: Costas Frangoyiannis

Zv.ministër: Antonis Diamataris

Ministër për Mbrojtjen e Qytetarëve

Ministër: Michalis Chrysochoidis

Alternate: Giorgos Koumoutsakos

Zv.ministër: Lefteris Economou

Ministër për Mbrojtjen

Ministër: Nikos Panagiotopoulos

Zv.ministër: Alkiviadis Stefanis

Ministër për Edukimin dhe Çështjet Fetare

Ministër: Niki Kerameus

Zv.ministër: Sofia Zacharaki

Zv.ministër: Vassilis Digalakis

Ministër për Punën dhe Çështjet Sociale

Ministër: Yiannis Vroutsis

Zv.ministër: Panagiotis Mitarakis

Zv.ministër: Domna Michailidou

Ministër për Shëndetësinë

Ministër: Vassilis Kikilias

Zv.ministër: Vassilis Kontozamanis

Ministër për Mjedisin dhe Energjinë

Ministër: Costis Hatzidakis

Zv.ministër: Gerasimos Thomas

Zv.ministër: Dimitris Economou

Ministër për Kulturën dhe Sportin

Ministër: Lina Mendoni

Zv.ministër: Lefteris Avgenakis

Ministër i Drejtësisë

Ministër: Costas Tsiaras

Zv.ministër: Dimitris Kranis

Ministër i Brendshëm

Ministër: Panagiotis Theodorikakos

Zv.ministër: Theodoros Livanios

Zv.ministër: Theodoros Karaoglou

Ministër për Politikat Digjitale

Ministër: Kyriakos Pierrakakis

Zv.ministër: Georgios Georgantas

Zv.ministër: Grigoris Zarifopoulos

Ministër për Infrastrukturën dhe Transportin

Ministër: Kostas A. Karamanlis

Zv.ministër: Yiannis Kefaloyiannis

Ministër për Transportin e mallrave dhe Politikat e ishujve

Ministër: Yiannis Plakiotakis

Ministër i Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit

Ministër: Makis Voridis

Zv.ministër: Costas Skrekas

Zv.ministër: Fotini Arabatzi

Ministër i Turizmit

Ministër: Haris Theocharis

Zv.ministër: Manos Konsolas

Leave a Reply

%d bloggers like this: