Home / Politika / Zgjedhjet e 30 qershorit, Braçe: Largim nga administrata për nëpunësit e përfshirë në akte dhune

Zgjedhjet e 30 qershorit, Braçe: Largim nga administrata për nëpunësit e përfshirë në akte dhune

“Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim nga administrata publike të nëpunësve që u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore”, deklaroi sot zv/kryeministri Erion Braçe.

Në një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Ligjeve, Zv/kryeministri Erion Braçe raportoi mbi sjelljen dhe veprimtarinë e administratës shtetërore gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai tha se në zbatim të ligjit u krijua një taskforce e cila kishte si qëllim kryesor garantimin e e mospërfshirjes në administratës publike në procesin zgjedhor.

Në zbatim të detyrimeve ligjore, Braçe tha se u monitorua përdorimi i burimeve njerëzore, financiare apo logjistike të administratës gjatë procesit zgjedhor.

“Gjatë orarit zyrtar të punës është e ndalur pjesëmarrja në veprimtari politike, në fushatë zgjedhore ose parti politike. U monitorua po ashtu veprimtaria e nxënësve gjatë orarit mësimor dhe nuk rezultoi asnjë rast i përfshirjes së tyre në fushatë elektorale”, tha Braçe.

Braçe tha se “jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore”.

“Mirëpresim raportimin e rasteve kur këta nëpunës të administratës civile janë përfshirë në akte gjatë procesit të administrimit zgjedhor të ndaluara nga ligji dhe pa asnjë diskutim do t’i largojmë nga shërbimi civil”, tha Braçe.

Lidhur me trajnimet e administratës publike, Braçe tha se “në të gjitha nivelet e administratës ASPA ka përballuar diversifikimin e trajnimeve të ofruara për nëpunësit civil me qëllim rritjen e performancës së tyre”.

“Në 2018 u organizuan 274 kurse trajnimi, ose 40% më tepër se 1 vit më parë”, tha Braçe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: