Kosova

Ministri i jashtëm finlandez: Është koha që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet

Ministri i Punëve të Jashtme finlandeze, Pekka Haavisto ka deklaruar se Finlanda mirëpret përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për media ministri finlandez, Haavisto thekson se Kosova është në rrugë drejt anëtarësimit në BE.

“Pas përfundimit të Luftërave Jugosllave, duke rezultuar në shpërbërjen e Jugosllavisë, Bashkimi Evropian ofroi perspektivën e anëtarësimit në BE në të gjitha vendet e prekura. Politika ishte e qëndrueshme: Ballkani Perëndimor nuk është një rajon fqinj; ata janë në zemër të Evropës. BE duhet të respektojë angazhimet e saj, sepse lojtarët e tjerë si Rusia dhe Kina po tregojnë gjithashtu një interes në këtë fushë”, ka deklaruar Haavisto, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Finlanda më 1 korrik të këtij viti ka marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Kjo është hera e tretë që Finlanda si vend anëtar i BE-së, kryeson Këshillin e BE-së.

Finlanda ka marr kryesimin e Këshillit të BE-së nga Rumania, ndërsa më 1 janar të vitit 2020 do t’ia dorëzojë atë Kroacisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button