Rajoni

Zaev “viktimë” e komedianëve rusë, biseda e zbardhur në shqip

“Jam viktimë e mashtruesve nga vende me orientim anti-NATO”, ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e shtypit me rastin e incizimeve të publikuar nga dy komedianë rus, që ishin prezantuar si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg. Kryeministri Zaev ka thënë se nuk ka qenë i vetmi që është mashtruar dhe se në këtë listë gjenden edhe Presidenti i Francës Emanuel Macron, ish-Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Xhonson, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e të tjerë. Ai i ka kërkuar falje opinionit, por nuk do të dorëhiqet.

Zoran Zaev – kryeministër i RMV-së: Bëhet fjalë për struktura mirë të organizuara për të ndikuar për interesat e vendeve të treta. Kjo është lehtë të konstatohet për shkak se e gjithë kjo është shfaqur nga media me orientime anti-Nato. Kjo është një nga përpjekjet për të dëmtuar interesat tona strategjike kur jemi në përfundim të anëtarësimit tonë në NATO.

Në këtë bisedë telefonike, përveç çështjeve me Greqinë, diskutohet edhe për situatën në Kosovë e Serbi. Madje gjatë bisedës janë këmbyer numrat e telefonit të diplomatit amerikan Ves Miçel dhe të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.  Kryeministri Zaev thotë se nuk ka ndarë sekrete shtetërore gjatë bisedës dhe se kjo nuk do të ndikojë në raportet me Kosovën dhe Serbinë. Regjistrimet audio janë bërë në gusht të vitit 2018 dhe janar e prill të vitit 2019, dhe i kanë publikuar në kanalin e tyre në YouTube.

Zoran Zaev-kryeministër i RMV-së: Padyshim se shpreh keqardhje për keqpërdorimet dhe gjatë gjithë bisedës nuk shoh se kam dhënë secrete shtetërore. Këto janë qëndrime që ne I përsërisim çdo ditë e që kanë të bëjnë me Ballkanin dhe integrimet euroatlantike.

Por ndryshe mendon opozita. Ata vlerësojnë se bëhet fjalë për një skandal të madh diplomatil dhe se duhet të ketë përgjegjësi. Zaev të dorëhiqet dhe të formohet qeveri teknike – thonë nga opozita.

Hrsitijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së: Mendoj se kërkimfaljen e vetme që duhej Zaevi ta bënte në konferencën e shtypit, rrumbullaksohet në dy fjali; më vjen turp për atë që bëra dhe dorëhiqem nga funksioni i Kryeministrit. Propozoj që shumica parlamentare të mblidhet sa më shpejt, të formohet qeveri teknike dhe në kuadër të 100 ditëve nga kjo ditë të mbahet zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”

Komedianët rus Vladimir Kuznecov – Vovan dhe Aleksej Stoljarov – Leksus u bënë të njohur në suaza globale përmes audio-incizimeve të bisedave telefonike me personalitete të njohura, para së gjithash politikanë, duke iu paraqitur dhe prezantuar si shefa të shteteve apo qeverive ose si njerëz të parë të organizatave ndërkombëtare.

Biseda e zbardhur në shqip:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

Poroshenko: Është pak ftohtë, por shpresoj të kemi mot të mirë ditët në vijim.

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare.

Unë dua që t’iu vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysëm ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën.

Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo.

Por ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës.

Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj.

Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button