Kronika

Zaganjori: Paraqita 10 dokumente të reja, janë paguar të gjitha tatimet

Në Kolegjin e Apelimit u zhvillua seanca e dytë për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagonjorin, pasi Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në lidhjet me prapsimet e Zaganjorit, referuar edhe përmbajtjes së procesverbalit të seancës. KP, vlerëson se sa i takon shkaqeve të ankimit, nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë rrethanë. Komisioneri vlerëson se edhe pas prapsimeve, shkaqet e ankimit të lidhura me interpretimet ligjore te përdorur nga KPK në vendimin e konfirmimit mbeten për tu shqyrtuar nga kjo trup gjykuese. Për katër pasuritë në Tiranë,në lidhje me shkaqet e ankimit për deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshme, prova e paraqitur, kontrata noteriale nuk sjell ndonjë risi, apo fakt të ri juridik”, tha Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.

Pas mbarimit të seancës, Zaganjori u shpreh se u përpoq të bënte më të mirë dhe se kishte dorëzuar 10 dokumente të reja, krahas 23 që dorëzoi në seancën e kaluar.

Çfarë kisha për të thënë i thash. Rreth të njëjta argumente e fakte sillen edhe pyetjet e përgjigjet. Unë u përpoqa të bëj më të mirë, sot paraqita edhe 10 dokumente të reja krahas atyre 23 që paraqita seancën e kaluar, Trupa gjyqësore u tërhoq për të shqyrtuar provat që dorëzova”, tha Zaganjori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button