Home / Ekonomia / Vivacom, kompania e aksionerit të ri të Telekom Albania, del në shitje

Vivacom, kompania e aksionerit të ri të Telekom Albania, del në shitje

Operatori bullgari i telefonisë, Vivacom, aksioneri kryesor i të cilës Spas Roussev, bleu së fundmi kompaninë shqiptare Telekom Albania ka dalë në shitje.

Financial Times njoftoi se “Kompania më e madhe e telekomit në Bullgari Vivacom është nxjerrë në shitje pavarësisht betejës së hidhur ligjore mbi pronësinë e kompanisë. Lazard i është caktuar shitja e biznesit dhe janë mbajtur takime me blerës potencialë strategjikë privatë thanë trte burime me njohje të drejtpërdrejtë të situatës.

Spas Roussev, biznesmeni bullgar që kryeson konsorcoumin pas Vivacom, konfirmoi shitjen e tij. Ai tha se pritet që të ketë fitime para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit rreth 190 milionë euro këtë vit duke e berë biznesin më fitimprurës të pavarur në Ballkan. Vivacom  mund të vlerësohet rreth 1.2 miliardë euro bazuar në marrëveshjet e fundit në rajon përfshirë marrjen e bizneseve të telekomunikacionit në Europën Lindore nga Telenor si dhe blerjen e Tele2 në Kroaci tha një person me njohje direkte të situatës. Konsorciumi e bleu biznesin për 330 milionë euro më pak se katër vjet më parë.

“Tani është koha e duhur për shitjen” tha z. Roussev. Mr Roussev, që jeton në Londër dhe zotëron klubin e futbollit Levski Sofia, një nga biznesmenët më të njohur në Bullgari. Ai zotëron 46 për qind të Vivacom. VTB Capital, krahu britanik i bankës ruse VTB, ka gati 20 për qind ashti si Delta Capital International, që është makineria e investimeve e ish ministrit të Financave Milen Veltchev dhe vëllait të tij George.

Lazard është paralajmëruar se blerësit potencialë duhet të jenë të vetëdijshëm për çështjen civile në proces e lidhur me mënyrën sesi u shit Vivacom në ankand katër vjet më parë dhe një çështje për pronësinë e saj.”

Shitja e Telekom Albania te Elvin Guri dhe Spas Roussev

Grupi grek OTE – i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom – dhe zotëronte 99.79% të aksioneve të Telekom Albania – njoftoi zyrtarisht në 23 janar se “OTE ka hyrë në një marrëveshje për të shitur kuotën e saj të plotë në Telekom Albania Sh.A. (Telekom Albania) te kompania bullgare Albania Telecom Invest AD për një shumë totale prej 50 milionë eurosh. Albania Telecom Invest AD kontrollohet nga z. Spas Roussev, aksioner kryesor i operatorit të telefonisë bullgare Vivacom, dhe nga z. Elvin Guri, një investitor bullgaro-shqiptar”.

Në fillim të muajit maj, pronësia e kompanisë u transferua plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. ATI drejtohet nga z. Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si dhe nga z. Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

Telekom Albania, operatori i dytë më i madh i telefonisë celulare në vend, kishte të ardhura prej 9.1 miliardë lekësh në 2017-n, ndërsa raportoi humbje tepër të larta prej 4.8 miliardë lekësh (më se gjysma e të ardhurave) në 2017-n, apo rreth 36 milionë euro, pas fitimeve minimale prej 155 milionë lekësh në 2016-n, sipas bilancit zyrtar. Humbjet erdhën pas një periudhe të artë, kur OTE, që bleu Telekom Albania (ish-AMC) për 80 milionë euro në vitin 2000, shënonte fitime mjaft të larta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: