Home / Rajoni / GREQI – Moti i keq shkakton vdekjen e gjashtë turistëve

GREQI – Moti i keq shkakton vdekjen e gjashtë turistëve

Gjashtë turistë të huaj humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pas një stuhie që përfshiu veriun e gadishullit të Halkidhiqisë, njoftoi sot media ndërkombëtare.

Ajo shtoi se stuhia kishte zgjatur rreth 20 minuta.

Rënia e një peme shkaktoi vdekjen e një rusi me fëmijën e tij dy vjeç në një hotel në Kasandra, 70 kilometra nga Selaniku.

Në Propontidha, një çift turistësh çekë dhe një rumune me fëmijën e saj humbën jetën pas rënies së një çatie.

“Ishte një fenomen i paprecedentë, me erëra të fuqishme dhe me breshër”, tha Mbrojtja Civile Greke duke shtuar se ”në Halkidhiqi është shpallur gjendja e emergjencës. Më shumë se 140 persona janë përfshirë në operacionet e shpëtimit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: