Home / Ekonomia / Investimi 13 milionë euro i kompanisë koreanojugore të autoveturave në Fier, mbi 1 mijë të punësuar

Investimi 13 milionë euro i kompanisë koreanojugore të autoveturave në Fier, mbi 1 mijë të punësuar

Në Fier nisi sot ndërtimi i një vepre industriale të kompanisë jugkoreane “Yura Corporation” për prodhimin e pjesëve teknologjike të autoveturave, e cila do të investojë 13 milionë euro dhe do të punësojë mbi 1 mijë persona.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të  punimeve për stabilimentin e “Yura Corporation” për prodhimin e pjesëve të këmbimit për makinat.

Rama vlerësoi programin real të investimit të kësaj kompanie, që si fillim krijon 600 vende të reja pune dhe në një fazë të dytë afër 1100 vende, duke synuar dhe shpresuar se suksesi i këtyre dy fazave të para të na çojë te një fazë e tretë, siç e parasheh kompania, për të arritur në 4 mijë punonjës në rang vendi këtu në Shqipëri”.

“Duke u përgatitur për të ardhur këtu kujtova një shprehje koreane që mund të vlejë si ilustrim i gjithë kësaj përpjekje jo të lehtë për të arritur deri në momentin e nisjes së këtij investimi. Shprehja thotë: ‘Të kapesh për dore njeriun në qiell’. Besoj se do të thotë të vendosësh një destinacion dhe të bësh gjithçka për të arritur deri aty”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ky destinacion u vendos që në vitin 2016 dhe faktikisht ishte një rrugë jo e lehtë për të kaluar nga ëndrra te realiteti”. “Shumë shpesh shumëkush nuk e kupton se sa rrugë ka nga e thëna në të bërë, sidomos kur bëhet fjalë për investime dhe projekte komplekse apo si në këtë rast, të thyerjes së një akulli duke sjellë në Shqipëri një kompani ekselence në fushën e automobilistikës”, tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: