Home / Kronika / Kush ishte pronari ndërtesës që u shemb sot pranë “Arenës Kombëtare”, emër i njohur për drejtësinë

Kush ishte pronari ndërtesës që u shemb sot pranë “Arenës Kombëtare”, emër i njohur për drejtësinë

Policia bashkiake shembi sot godinën katër katëshe prej xhami pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Godina shërbente si një qendër biznesi, ndërsa pronar i saj është Ervis Martini.

Ky është një i emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë në vend për shkak të së kaluarës së tij.

Martini është i njohur si pronar i disa bizneseve kryesisht në fushën e lojërave të fatit, shkruan gazeta shqip. Ka qenë i dënuar me burg dhe emri i tij ka dalë edhe në dosjen “Shullazi”.

Martini mbeti i plagosur nga ngjarja e famshme në Bllok në tetor të vitit të kaluar, si pasojë e një sherri mes bandave ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: