Rajoni

Qeveria e re belge bën betimin dhe merr funksionet

ee647-488x350Qeveria e re belge, e drejtuar nga shefi i liberalëve frankofonë, Charles Michel, por e dominuar nga partitë flamane, mori sot funksionet pasi kreu betimin përpara mbretit Philippe.

Kjo qeveri e së djathtës përbëhet nga një koalicion krejtësisht i pazakontë, tre parti holandofone, ku edhe nacionalistët e N-VA, dhe vetëm një parti frankofone, partia liberale. Socialistët u përjashtuan nga pushteti për herë të parë pas një gjysmë shekulli.

Këto katër parti arritën një marrëveshje qeverisëse të martën, pak më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve të 25 majit, duke përfshirë reforma të rëndësishme ekonomike dhe sociale, ku një ndryshim të moshës ligjore së pensionit, aktulisht është 65 vjeç, ndërsa duke filluar nga viti 2025 do të jetë 66 vjeç më pas 67 vjeç në vitin 2030.

Por media belge kritikoi sot këtë qëveri se nuk është aspak e barabartë, pasi në 18 anëtarë, vetëm katër janë femra, dhe se nuk e reflekton aspak diversitetin belg, meqënëse asnjë nga anëtarët e saj nuk i përket minoriteteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button