Home / Ekonomia / Petraq Milo, kandidati i Presidentit për kreun e KLSH-së

Petraq Milo, kandidati i Presidentit për kreun e KLSH-së

Presidenti Ilir Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prof. Dok. Petraq Milon.
Në reagimin e zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi thuhet: “Prof. Dok. Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje.”

Emri i Milos do t’i dërgohet Kuvendit brenda ditës së sotme, me qëllim që kandidatura të shqyrtohet brenda këtij sesioni parlamentar. Mazhoranca socialiste ka refuzuar më herët dy kandidaturat e Metës, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin, dhe për këtë arsye në krye të KLSH-së u rikthye përkohësisht Bujar Leskaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: